Mbi 6 orë revoltë/ Mbyllet protesta e 35-të masive, nga fjalimet te Kryeministria te marshimi drejt Komisariatit nr.3, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Përfundon pas 6 orësh protesta e 35-të masive e qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00 dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Para godinës qeveritare, ata përsëritën mesazhet kundër Ramës, ndërsa i bënë thirrje të largohet dhe t’i hapë rrugë qeverisë teknike.
Marshimi i darkës kishte si destinacion sërish Komisariatin nr.3, ku kërkuan lirimin e të ndaluarve. Nuk munguan as momentet e tensioneve kur disa protestues thyen xhamat e komisariatit. Kjo bëri që policia të ndërhynte me makinën e ujit, duke shpërndarë turmën.
Mbyllja e protestës së 35-të radhazi u bë në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkohë, nesër organizatorët njoftuan protestën e radhës në orën 9:00 të mëngjesit para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca e masës së sigurisë për 21 të ndaluarit. Ndërsa në 19:00 qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta, “pasqyra” ku Rama po sheh veten “të dënuar” nga arroganca
Nga 2 Korriku 1990, te Revolucioni 2026 kundër Kastës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128