I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

Air India ka pranuar se për 13 vite kishte humbur gjurmët e një avioni Boeing 737, i cili u rishfaq vetëm muajin e kaluar në një zonë të largët parkimi në një aeroport.
Avioni transportues Boeing 737-200 ishte parkuar në aeroportin e Kalkutës në vitin 2012, kur u nxor jashtë shërbimit, por më pas u zhduk nga regjistrat e kompanisë ajrore.
Gjatë viteve në vijim, autoritetet e aeroportit vazhduan t’i vendosnin tarifa parkimi avionit dhe i dërguan fatura Air India-s.
Megjithatë, kompania ajrore i kundërshtoi këto fatura, duke argumentuar se nuk kishte asnjë regjistrim që avioni, i regjistruar me kodin VT-EHH, të ishte parkuar në atë aeroport.
Situata ndryshoi vetëm kur aeroporti i Kalkutës i dërgoi një kërkesë zyrtare Air India-s për largimin e avionit. Drejtori ekzekutiv i kompanisë e pranoi këtë neglizhencë në një mesazh të brendshëm drejtuar stafit.
“Edhe pse heqja nga përdorimi e një avioni të vjetër nuk është e pazakontë, ky rast është i veçantë sepse bëhet fjalë për një avion që as nuk e dinim se e kishim deri së fundmi!”, u shpreh CEO i kompanisë.
“Me kalimin e kohës, ai u harrua plotësisht dhe doli në dritë vetëm kur miqtë tanë në aeroportin e Kalkutës na njoftuan për praninë e tij në një zonë shumë të largët parkimi dhe na kërkuan ta largonim. Pasi verifikuam se ishte vërtet i yni, e bëmë këtë dhe, në këtë mënyrë, hoqëm edhe një ‘rrjetë merimange’ tjetër të vjetër nga dollapi ynë”, shtoi ai.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
