Partia shqiptare në Maqedoninë e Veriut VLEN, akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

Të mërkurën, Lëvizja VLEN, parti shqiptare pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, kërkoi shpjegime nga qeveria shqiptare pasi pretendoi se koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë ndaluar për rreth një orë pa asnjë shpjegim zyrtar, ndonëse të tre ishin të pajisur me pasaporta diplomatike.
“Sipas informacioneve të komunikuara jozyrtarisht nga policia kufitare, ndaj tyre paska një ndalesë hyrjeje. Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur. VLEN kërkon nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të informojnë opinionin publik nëse ekziston vërtet një masë e tillë. Nëse po, kush e ka marrë këtë vendim, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për një veprim të tillë ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve institucionalë. Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që lënë vend për dyshime”, thuhet në deklaratën e VLEN.
Të enjten, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, sqaroi se ndaj Azizit dhe Murtezanit nuk ka pasur asnjë urhdër ndalimi, por ata vetë kanë zgjedhur të mos kalojnë kufirin.
“Në pikën kufitare janë paraqitur katër persona, tre prej të cilëve me pasaporta diplomatike. Atyre iu është bërë e ditur se mund të futen në Republikën e Shqipërisë, kurse një person që i shoqëronte i cili kishte pengesa të ligjshme në kufi, nuk ka mundur të udhëtojë drejt Shqipërisë. Në këtë kuadër të tre personat nuk kanë pranuar të vazhdojnë dhe janë kthyer në Maqedoninë e Veriut.
Po ndodh...
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128