Protestat masive kundër Ramës bëjnë jehonë në SHBA, media amerikane “Democracy Now”: Zemërim i madh ndaj sistemit politik! Kërcënohet rrëzimi i qeverisë

9 July 2026, 18:41 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestat masive kundër Ramës bëjnë jehonë në

Protestat masive që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama kanë marrë një vëmendje të shtuar në mediat ndërkombëtare.

Mediumi i njohur amerikan, “Democracy Now”, i ka kushtuar një artikull asaj që tashmë është pagëzuar botërisht si “Revolucioni i Flamingove”, duke zbardhur prapaskenat e situatës që ka ngritur në këmbë qytetarët.

Plans for a luxury resort in an ecologically sensitive area have set off more than a month of protests in Albania, where thousands have taken to the streets to oppose the megaproject backed by Ivanka Trump and Jared Kushner.

The Flamingo Revolution — named for its feared impact…

— Democracy Now! (@democracynow) July 9, 2026

Sipas “Democracy Now”, planet për ndërtimin e një resorti luksoz në një zonë të ndjeshme ekologjike kanë shërbyer si shkëndija për shpërthimin e revoltës qytetare në rrugët e Tiranës. “Revolucioni i Flamingove, i emëruar kështu për shkak të ndikimit që pritet të ketë mbi shpendët shtegtarë, nisi si një protestë mjedisore, por tani është shndërruar në një zemërim të madh ndaj të gjithë sistemit politik, duke kërcënuar të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Edi Rama,” shkruan mediumi amerikan në artikullin e tij.

Për të kuptuar më shumë mbi përmasat e këtij skandali, “Democracy Now” ka marrë në intervistë dy anëtarë të partisë “Lëvizja Bashkë”, të cilët e kanë cilësuar projektin miliardë dollarësh si një fasadë korruptive. Përfaqësuesit e forcës politike e kanë quajtur resortin e planifikuar si “një operacion të pastrimit të parave”, i cili sipas tyre nxjerr në pah një kalbëzim shumë më të thellë që ka përfshirë institucionet dhe qeverisjen në Shqipëri.

Në mbyllje të shkrimit, gazetarët amerikanë citojnë edhe organizatoren e sindikatave në Shqipëri, Bora Mema, anëtare e Lëvizjes Bashkë, e cila ka konfirmuar vendosmërinë e rrugës për të mos u tërhequr deri në fitoren e plotë të kësaj kauze. “Protestat do të vazhdojnë, dhe njerëzit janë shumë të vendosur,” ka deklaruar Mema për “Democracy Now”, duke dëshmuar se qëndresa qytetare në Shqipëri tashmë ka thyer censurën dhe po ndiqet me interes të lartë matanë oqeanit.

 

Po ndodh...

ide