“Denoncuam në Bruksel 4 ligjet famëkeqe”, deputeti Redi Muçi, takim në zyrën e Komisioneres për Zgjerimin
Deputeti Redi Muçi ka zhvilluar një takim në zyrën e Komisioneres për Zgjerimin në Bruksel, ku, sipas tij, ka paraqitur shqetësimet lidhur me katër ligje që opozita i cilëson si “famëkeqe”.
Përmes një reagimi publik, Muçi bëri të ditur se gjatë takimit janë prezantuar argumentet ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve dhe se përfaqësuesit e Komisionit Europian janë angazhuar t’i shqyrtojnë propozimet e paraqitura.
“Prezantuam argumentet ligjore për shfuqizimin e katër ligjeve famëkeqe dhe morëm zotimin se do t’i shqyrtojnë propozimet tona”, u shpreh deputeti.
Sipas Muçit, forcimi i demokracisë dhe respektimi i shtetit të së drejtës mbeten elementë thelbësorë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. “Demokracia është vlera me të cilën Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Europian”, deklaroi ai.
Deputeti theksoi se çështjet e ngritura lidhen me respektimin e standardeve demokratike dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me parimet e Bashkimit Europian.
Po ndodh...
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128