5 anëtarë votuan kundër, zbardhet vendimin i Gjykatës Kushtetuese që la Metën në burg

Është zbardhur vendimi i 8 prillit i për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, me të cilin Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë refuzoi kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Sipas vendimit të publikuar, pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese votuan kundër pretendimeve të Metës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kreut të Partisë së Lirisë.
Ndërkohë, gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari votuan në favor të pranimit të kërkesës, ndërsa gjyqtarja Sonila Bejtja paraqiti një mendim të veçantë, duke mbështetur pjesërisht argumentet e Metës.
Dy gjyqtaret që votuan kundër vendimit të shumicës, Xhaferllari dhe Semini, argumentojnë se pretendimi i Metës për cenimin e nenit 25 të Kushtetutës, që ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor, mizor ose poshtërues, ishte i bazuar.
Sipas mendimit të tyre, ekzistonin elemente të mjaftueshme për të konstatuar një shkelje të mundshme të të drejtave themelore gjatë arrestimit të ish-presidentit.
Në arsyetimin e saj, Gjykata vlerëson se ekzistojnë të dhëna dhe prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e arsyeshëm për veprat penale për të cilat po hetohet Meta.
Po ashtu, Kushtetuesja rrëzoi pretendimin se masa e sigurisë ishte e pajustifikuar ose joproporcionale, duke argumentuar se gjykatat e zakonshme kanë respektuar kriteret ligjore në caktimin e saj.
Sa i takon mënyrës së arrestimit të Metës në tetor 2024, të cilën ai e ka cilësuar si poshtëruese dhe çnjerëzore, Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh mbi themelin e çështjes.
Sipas saj, ky pretendim nuk mund të shqyrtohet në këtë fazë, pasi mbetet objekt hetimi nga organet kompetente pas kallëzimit të depozituar nga vetë Meta në Prokurorinë e Tiranës.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128