A u joshët nga Rama për Sazanin? Ja si përgjigjet Richard Grenell

18 Mars 2024, 21:19 / POLITIKË ALFA PRESS

A u joshët nga Rama për Sazanin? Ja si përgjigjet  Richard

Nga kush u josh dhëndërri i Donald Trump, nga Sazani apo nga Edi Rama?

Ja si përgjigjet Richard Grenell në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Çim Peka: Ju u shprehët se na joshi shumë ideja e brigjeve të virgjëra shqiptare, Sazani është ishull ka brigje të virgjëra, por çdo ishull ka brigje të tilla. Edhe Greqia ka ishuj pa fund. Pyetja ime është, ju joshi ju Sazani apo ju joshi kryeministri Rama për të investuar në Sazan.

Richard Grenell: Amerikanët kanë investuar prej kohësh në Greqi. Janë të shumë amerikanët që kanë investuar aty. Por ka ardhur kohë të gjejmë zona të reja. Njerëzit gjithnjë duan të dinë se çfarë të rejash ka, çfarë ka më mirë. Ne eksploruam të gjithë rajonin dhe investimin e njoftuam edhe në Serbi. Do të zhvillojmë plot projekte të reja, ky është vetëm fillimi. Ku duhet investuar në Shqipëri? Morëm kohë, bëmë kërkim, folëm me shumë persona dhe vendosëm për zonën më të mirë. Ne duam të ndërtojmë diçka moderne, për të cilën shqiptarët të ndihen krenarë. Mendojmë se do të jetë një xhevahir për të gjithë botë, jo vetëm për rajonin. Përgjigjja është se kemi folur me shumë njerëz, me shumë ekspertë, disa i sollëm në vend përpara se të vendosnim ç’të bënim. Sollëm ekspertë amerikanë dhe perëndimorë për të parë zonën, terrene të ndryshme dhe për të përgatitur planin e veprimit.

 

Po ndodh...

ide