Adriatik Lapaj i ka zënë vendin e ‘foltores’ para kryeministrisë, a do të zhvendoset protesta e Sali Berishës?/ Kreu i PD: Ne e kemi zënë të parët...

15 Dhjetor 2025, 14:20 / POLITIKË ALFA PRESS
Adriatik Lapaj i ka zënë vendin e ‘foltores’ para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se opozita do të nisë protestat si e vetmja rrugë për të krijuar qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë.

Si çdo të hënë, Berisha zhvillon foltoren para kryeministrisë, por prej disa ditësh aty qëndron edhe Adriatik Lapaj. I pyetur nga gazetarët nëse do të zhvendoset apo do t’i bashkohet protestës së Lapajt, Berisha duke vlerësuar kreun e Partisë “Shqipëria Bëhet” dha këtë përgjigje:

“Kjo foltorja para kryeministrisë ka filluar javë më parë. Adriatik Lapaj ka filluar një protestë që unë e përgëzoj, e mbështes protestën e tij dhe aktin e tij pa diskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën”.

Po ndodh...