Alibeaj replikë me Ramën për aferën e Portit të Durrësit: Përrallë korrupsioni njësoj si Inceneratorët!

16 Nëntor 2022, 11:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Alibeaj replikë me Ramën për aferën e Portit të

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Twitter ka reaguar me kryeministrin Edi Rama për çështje e investimit gjigant në Portin e Durrësit. Alibeja shkruan se përrallat “me investitorë strategjikë dhe transformime të mëdha”, janë njësoj si ato që u ka treguar qytetarëve për Inceneratorët të cilët dolën një aferë gjigante korrupsioni.

“Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike. Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fré me pasuritë e shqiptarëve.”, shkruan Alibeaj.

 

Po ndodh...

ide