Alibeaj: T'i hapet rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohen dy nisma, një nga grupi parlamentar i PS dhe një nga grupi parlamentar i PD i prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, lidhur me transparencën për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Në fjalën e tij, Alibeaj u shpreh se i duhet hapur rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve të dosjeve. Ndër të tjera, ai shtoi se i duhet dhënë fund dhënies së dosjeve të personave që janë shantazhues.
'Zbardhja e këtyre dokumentave do zbardhë atë që ka ndodhur. Ajo pjesë që ka vuajtur nuk kanë urrejtje por një kërkesë, të drejtën për të njohur të drejtën se c'ka ndodhur. Duhet hapur rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve të dosjeve. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Per shumëkënd hapja e dosjeve ka qënë ose një diskutim i parakohshëm, këto arsyetime tashmë kanë rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje por kanë kërkuar interes për të ditur të vërtetën. Ka ngelur psikoza e shantazhit. Psikoza e shantazhit e ka shoqëruar shoqërinë. I heqim nga dora shantazhuesve, mjetin me të cilin bëjnë shantazh. '- u shpreh Alibeaj.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
