Alibeaj zbardh bisedën me Escobar në Tiranë: Nuk e fsheh fare, SHBA na mbështeti. Tregova...

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me vizitën e zyrtarit të SHBA Gabriel Escobar në Tiranë, teksa ka zbuluar edhe bisedën me të.
Alibeaj deklaroi se marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në janë speciale dhe se gjatë takimit të zhvilluar SHBA i dha nja mbështetje të pastër dhe të qartë Partisë Demokratike.
Ai zbuloi se përveç kësaj, thelbi i bisedës ishin zgjedhjet e 14 majit, për të cilat Alibeaj tha se i tregoi Escobar për shkeljet morale, politike dhe të institucioneve nga ana e mazhorancës.
“Nuk është takimi i parë me Escobar për PD-në. PD ka lindur me bekimin e SHBA-ve dhe marrëdhëniet e saj me SHBA-në janë speciale. Nuk bëhet fjalë për marrëdhënie të informacionit politik, por SHBA është vetë frymëzimi i kombit tonë.
Partinë e bëjnë bartësit e atyre vlerave mbi të cilat u themelua partia para 32 vitesh. Ishte një mbështetje e pastër dhe e qartë që SHBA i jep PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve. Nuk e fsheh fare që mbështetja e tyre është impuls i fortë. Ky ishte thelbi i diskutimeve me Escobar, por edhe për zgjedhjet e 14 majit. I shpjegova refuzimin e mazhorancës për rekomandimet tona që kemi çuar në komision.
I bëra me dije të gjitha shkeljet, jo vetëm morale e politike që kjo qeveri po bën. Shkelja sistematike e të dhënave personale me Aktivistin e famshëm, shantazhet dhe terrori në administratën publike që ka marrë urdhër për të bërë vota për qeverinë.
Rritjet e pagave e pensioneve, tenderët e pafundëm të kësaj qeverie që i ka lansuar tani. Të gjitha këto janë simptoma më e qartë e dukshme që kjo qeveri zgjedhjet i vjedh, i blen dhe shantazhon qytetarët. Procesi zgjedhor është proces i partive politike dhe i qytetarëve mbi të gjitha”, tha ai.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

