"Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis"/ Bardhi zbulon strofullën ku organizata e Ballukut ndante tenderat
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një foton, që sipas tij ndodhet në një kompleks pranë zonës së liqenit dhe ku mblidheshin njerëzit e besuar të Belinda Ballukut dhe ku ndaheshin tenderat.
‘Banda 2B e Belinda Ballukut grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar’, shkruan Bardhi.
Reagim i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:
Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit ‘Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis’, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Banda ‘2B’ funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.
Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B …
Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sek. e përgjithshme e ministrisë), njeriu kyç i çdo shkrese e paraje; e dyta, Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerëzore e ministrisë); e treta, me flokë të zeza, Sindi Dushku (dr. kabinetit të ministrisë, goca e tezes së Olta Xhaçkës).
Në krye të tavolinës, Ceno Klosi; pas tij, Arber Avrami (ish-drejtor i Albgaz).
Pastaj kemi Belinda Ballukun; Florian Serjani (këshilltari për mediat); vajza brune në krah të Serjanit, Evis Mamaj (dr. e buxhetit në ministri, njeriu kyç në çdo tender; i është sekuestruar telefoni).
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
