Arben Ahmetaj gati për intervistën e tretë, paralajmëron dokumenta të reja kundër qeverisë Rama

23 Janar 2025, 19:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Arben Ahmetaj gati për intervistën e tretë, paralajmëron

Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendës kryeministri i qeverisë së Edi Ramës do të shfaqet në një tjetër intervistë televizive.

Si edhe më herët, intervista e Arben Ahmetaj do të transmetohet ditën e hënë në televizionin “Syri”.

Kjo është hera e tretë që Ahmetaj shfaqet në intervistë me gazetarin Çim Peka dhe këtë radhë premton nxjerrjen e fakteve për aferat korruptive të ish bashkëpunëtorëve të tij politikë.

Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet jashtë shtetit, teksa SPAK e ka shpallur atë në kërkim duke e akuzuar për një seri akuzash nga korrupsioni te fshehja e pasurisë.

 

Po ndodh...

ide