Artan Hoxha: Nuk e di si nuk i ka eleminuar akoma Berisha ata që organizuan...

Artan Hoxha ka qenë pjesëmarrës në aktivitetin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për hapjen e fushatës elektorale në stadiumin "Air Albania" dhe komentoi këtë event në emisionin "Të Paekspozuarit". Sipas Hoxhës, pjesëmarrja ka qenë rreth 20 mijë vetë, por më pas ata u larguan për shkak se vijoi gjatë dhe Berisha që foli i fundit, më shumë u foli karrigeve pasi stadiumi ishte boshatisur. Hoxha e quajti këtë një gafë të organizatorëve.
"Ata që janë marrë me organizimin e atij aktiviteti, nuk e di se si nuk i ka eleminuar akoma Berisha. Të lësh liderin ashtu në fund… Sabotimi më banal që iu bë një aktiviteti, se ajo që i ndodhi Berishës dhe Metës nuk ka. Të dalë lideri pas tre orësh aty, është sabotim i aktivitetit.
Vajta për ta parë se e dija që një nga pikat që do e godiste mazhoranca ishte pjesëmarrje. Këtë herë droni doli jashtë funksioni sepse stadiumi ishte i mbuluar. Në stadium ishin 20 mijë vetë. Një pjesë e njerëzve ishin njerëz që nuk kishin qenë në atë stadium dhe qëndruan në koridore mes kateve. Shifra ka qenë tek 20 mijë", deklaroi Hoxha.
-
Kryeministri Rama del nga spitali pas ndërhyrjes urgjente
18 Prill, 08:43
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

