“Asgjë mbi interesin kombëtar”/ Lulzim Basha: 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën

31 Janar 2024, 18:44 / POLITIKË ALFA PRESS

“Asgjë mbi interesin kombëtar”/ Lulzim Basha: 50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa komunikime live në Instagram, ku ka prekur disa tema të ndryshme.

Duke folur për Kosovën, Basha ripërsëriti apelin për palët politike në Shqipëri, që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.

Fjala e Bashës

Gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë.

Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Por dua t’u them dhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro.

Pra gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesat kombëtar. As interesat politike, aq më pak personale.

Video

 

Po ndodh...

ide