Pas kërcënimit të Trump, reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe: Ngushtica e Hormuzit s’është e Iranit, bota s’duhet ta lejojë mbylljen e saj

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) po kundërshtojnë mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, duke deklaruar se kjo rrugë kyçe detare për naftë dhe gaz “nuk ka qenë kurrë e Iranit për ta mbyllur apo kufizuar”, shkruan BBC.
Sultan Ahmed Al Jaber, ministri i industrisë i EBA dhe drejtues i kompanisë shtetërore të naftës në Abu Dhabi, tha në rrjetet sociale: “Çdo përpjekje për ta bërë këtë nuk është një çështje rajonale; është ndërprerja e një arterie jetike ekonomike globale dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të çdo kombi”.
Që kur SHBA dhe Izraeli nisën veprime ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, Teherani ka kërcënuar se do t’ia “vërë flakën” anijeve nëse përpiqen ta përdorin këtë rrugë ujore. Kjo ka sjellë një ndalim pothuajse të plotë të dërgesave dhe i ka rritur çmimet globale të naftës dhe gazit.
Al Jaber tha: “Vendosja e një precedenti të tillë është e paligjshme, e rrezikshme dhe e papranueshme. Bota thjesht nuk mund ta përballojë dhe nuk duhet ta lejojë”.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128