Negociatat në Islamabad/ Trump: Irani nuk heq dorë nga ambiciet bërthamore!

12 Prill 2026, 15:53 / BOTA ALFA PRESS

Negociatat në Islamabad/ Trump: Irani nuk heq dorë nga ambiciet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shprehet se Irani me vetëdije nuk e hapi Ngushticën e Hormuzit, ndonëse e pati premtuar një gjë të tillë.

Në një status të gjatë në platformën sociale ‘Truth’, Trump paralajmëroi Teheranin të hapte rrugën ujore ndërkombëtarë, ndërsa negociatat në Islamabad, në Pakistan dështuan të sillnin një marrëveshje.

Sipas presidentit amerikan, Irani nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore, ndërsa në statusin e tij publik, ashpërsoi tonet se nuk do ta lejonte kurrë një gjë të tillë.

‘IRANI NUK ËSHTË I GATISHËM TË HIQË DORË NGA AMBICITET E TIJ BËRTHAMORE! Në shumë mënyra, pikat për të cilat u ra dakord janë më të mira sesa të vazhdojmë operacionet tona ushtarake deri në përfundim, por të gjitha këto pika nuk kanë rëndësi, krahasuar me lejimin që Energjia Bërthamore të jetë në duart e njerëzve kaq të paqëndrueshëm, të vështirë dhe të paparashikueshëm’, shkruan Trump.

‘Tre përfaqësuesit e mi, me kalimin e gjithë kësaj kohe, u bënë, siç pritej, shumë miqësorë dhe të respektueshëm ndaj përfaqësuesve të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, Abbas Araghchi dhe Ali Bagheri, por kjo nuk ka rëndësi sepse ata ishin shumë të palëkundur për çështjen më të rëndësishme dhe, siç e kam thënë gjithmonë, që nga fillimi, dhe shumë vite më parë, IRANI NUK DO TË KETË KURRË NJË ARMË BËRTHAMORE!’, përmbyll reagimin kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Po ndodh...

ide