"Ballkani i Hapur'/ Rama: Nuk kemi pritur luftën për të ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë

Kryeministri Edi Rama u shpreh se duhet të ecet para, por pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura të së shkuarës.
Rama tha se “Ballkani i Hapur” është i njerëzve dhe i shërben popullit, ndersa shtoi se konfliktet zgjidhen duke qene te bashkuar.
“Por përtej gjithë miqve dhe partnerëve, shumë të rëndësishëm për ne, Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër do marrin në duar fatet e vendeve tona.
Kur filluan zëra të dëshiruar për ta importuar konfliktin nga Ukraina në Ballkan, permës një retorike që është e pështirë. E dimë shumë mirë, nuk kemi pritur luftën për të ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë, që mes tyre ka një histori, nuk kemi pritur luftën për t’u informuar se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt.
Sot jemi këtu pikërisht sepse duam të vazhdojmë të shkojmë drejt të ardhmes pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura por të bindur se ato mund të zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi dhe kuptojmë sa të rëndësishëm jemi për njëri tjetrin.
SHBA ka hedhur dy bomba atomike në Japoni, dhe sot një nga aleancat më të forta është aleanca e këtyre shtete, dhe ja ku është sot Japonia, dhe nuk do ishte nëse do qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar më parë që SHBA të ulej në gjunjë për bombat e tyre.
Ku janë sot Franca dhe gjermania, çfarë po bën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara?”,tha Rama
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


