Kreu i PD, Basha: Edi Rama nuk e do Votën e Diasporës!

3 Maj 2024, 17:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Kreu i PD, Basha: Edi Rama nuk e do Votën e Diasporës!
Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se vota e emigrantëve është një detyrim dhe se Edi Rama nuk e do një gjë të tillë.

Sipas Bashës, PD është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.

Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike:

Edi Rama nuk e do Votën e Diasporës!

Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.

Angazhimi ynë që nga viti 2016 është që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë. Vota e diasporës nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është përmbushje e një detyrimi ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

Të vendosur që vota e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë në emigracion, të ketë peshë të plotë në vendimmarrje të rëndësishme politike!

 

 

Po ndodh...

ide