Basha me shqiptarët në Lombardi: Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e emigrantëve por kasta e vjetër politike nuk e do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka realizuar një takim me shqiptarët në Lombardi, ku ndër të tjera ka folur edhe për votën e diasporës.
Ai shprehur se nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, por sipas tij kjo nuk realizohet pasi kasta e vjetër politike nuk e do një gjë të tillë.
Sepse ky komplot vjen pasi ata i shohin emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër.
Basha: Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, për të realizuar votën tuaj këtu ku jetoni, në kushte të plota të integritetit dhe të lehtësisë për ta hedhur këtë votë.
Por ka një komplot të kastës së vjetër politike, ka një komplot të atyre që sot e gjithë ditën, e gjithë natën e shohin diasporën shqiptare, emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër.
Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetëra politike.
Kjo është arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër por jo vetëm ai i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj. Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria.


Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

