
Basha në Zona 0: Askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite më shumë sesa Ilir Meta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Zona 0, në Top News ka folur edhe në lidhje me akuzat e Metës ndaj tij.
Basha shprehet se “Askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta. Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon.”
Fjala e Bashës
Të gjitha akuzat e Metës ndaj meje janë një trillium. Është tashmë fakt i njohur jo vetëm nga demokratët, por dhe nga publik i gjerë që Ilir Meta vazhdon të ekzistojë politikisht për aq sa ekziston akoma.
Se ka shumë që thonë që nuk ekziston më, është fundi i rrugës së tij, për shkak të trafikimit që i ka bërë votave dhe influencës së demokratëve. Mos harroni që në 2013-ën, pasi u denoncua nga zoti Rama për videon e famshme që shkaktoi dhe 21 janarin, u përqafua nga zoti Rama.
Shumë thonë për arsye të një këmbimi imuniteti nga pasojat e veprimeve të tij të mëparshme. Dhe më pas po me lojërat e tij politike, po nga Edi Rama u zgjodh president i Republikës. Pra, askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite sesa Ilir Meta.
Është bërë pjesë e koalicionit qeverisë në mandatin e parë, është bërë president në mandatin e dytë. Dhe kjo simbioz vazhdon.
Ju e mbani mend tërsëllimën me të cilën nisi çështja e hetimit të spiunit I.M. E kam fjalën në anën institucionale të çështjes. Pra, në momentin që diçka futet në rrjedhën institucionale, institucionet duhet ta nxjerrin haptazi se cila është e vërteta.
Dhe në veçanti autoriteti i dosjeve nuk mund të fle mbi këtë dosje, që vet e denoncuan, vet e çuan tek kryetarja e Kuvendit dhe nga këtu thirrja ime është e qartë: ose të nxjerrin dosjen, ose t’i kërkojnë falje Ilir Metës. Sigurisht nëse ndodh e dyta, është pazari tjetër i Edi Ramës me Ilir Metën.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128