
Berisha akuzon Belinda Ballukun për diplomë të falsifikuar: Kur socialistët dëgjojnë për Lubinë, thonë se edhe Belindi e ka falsifikuar

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se ministrja Belinda Balluku nuk ka diplomë, dhe se në kundërshtim me ligin ajo ka falsifikuar një të tillë për vete.
Sipas tij Ballukun e kanë çuar në gjyq për diplomë falso. Megjithatë Berisha nuk dha detaje se kush e ka çuar në gjyq Belindën për diplomën.
Më tej kreu i PD-së i del në mbrojtje Belind Këlliçit, duke thënë se socialsitët kur dëgjojnë se Balluku ka diplomë të falsifikuar thonë më pas se edhe Belindi ka një të tillë.
“Po tani ku është halli i diplomës. Halli i saj është tek Lubia, se Lubinë e paskan çuar në prokurori se ka diplomë false.E merrni vesh. Ajo nuk ka diplomë, e ka falsifikuar diplomën. E kanë paditur në prokurori dhe tani kur të dëgjojnë socialistët se Lubia ka falsifikuar diplomën të thonë se edhe Belindi e ka falsifikuar. Nuk është gjë kjo punë e tyre”, tha Berisha.
Berisha: Lufta mes tyre është lufta më e egër që mund të ketë shpërthyer brenda llojit. Edi Rama u mor me diplomën e Belind Këlliçit, i cili së bashku me Etion Kapedanin janë dy shqiptarët që dolën me rezultatet më maksimale ndër 1 mijë studentë që kishte shkolla e tyre në Nju Jork.
Po tani ku është halli i diplomës. Halli i saj është tek Lubia, se Lubinë e paskan çuar në prokurori se ka diplomë false.E merrni vesh. Ajo nuk ka diplomë, e ka falsifikuar diplomën. E kanë paditur në prokurori dhe tani kur të dëgjojnë socialistët se Lubia ka falsifikuar diplomën të thonë se edhe Belindi e ka falsifikuar. Nuk është gjë kjo punë e tyre.
Është një përleshje shumë e egër mes tyre. Këta njerëz kanë patur si moto; erdhëm, vodhëm, ikëm. Do të ikin, por nuk do të ikin. Absolutisht do të përballen me ligjin duke filluar nga Edi Rama tek secili që ka vjedhur.
Nuk ka në historinë e vendit njeri që mund të ketë vjedhur si Rama dhe Lubi Balluku së bashku. Rama sigurisht më shumë. Por edhe Lubia me 12 miliardë euro tendera, qindra e qindra milionë mos miliarda ka vjedhur me Ramën dhe i kanë shpërdoruar.
Të gjitha këto janë një detyrim madhor për ne. Së pari të krijojmë frontin më të gjerë që Shqipëria ka njohur në 32 vite kundër narkodiktaturës.
Ne diktaturën komuniste-staliniste e përmbysëm me një front të gjerë. Kjo është e vërteta. Kush ka memorien e asaj kohe e di që ai ishte bashkimi më i gjerë i shqiptarëve. Mos harroni se diktatura është diktaturë.
Ndaj dhe kjo kthesë e madhe është një ftesë për të gjithë ata të cilët duan që Shqipëria të shpëtojë nga diktatura e krimit dhe drogës me datën 11 maj.
Është koha të bashkohemi me të gjitha forcat politike që ndjehen opozitare dhe duan të përballen me të keqen për të shpëtuar vendin e tyre.
Është koha të bashkohemi me të gjithë faktorët, biznesin, fermerët, rinia, pensionistët në një front të gjerë që nuk e ka njohur ndonjëherë më parë Shqipëria. Është koha që secili prej jush të shndërrohet në një misionar të këtij bashkimi me bindjen dhe ndërgjegjen më të thellë se po i bëjmë vendit shërbimin më të madh.
-
-
“Do ketë një rol të rëndësishëm”/ Nuk do t’a besoni kush u zgjodh
12 Shkurt, 18:30

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128