Berisha kërcënon hapur SPAK: O laro narkoprokurorë, do merrni dënim shembullorë!

4 Prill 2024, 21:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha kërcënon hapur SPAK: O laro narkoprokurorë, do merrni
Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar Sali Berisha ka komentuar dhe sulmuar edhe deklaratat dhe sjelljen e sotme të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Pjesë nga fjala e Sali Berisha:

Të dashur miq, iu deshën javë dhe muaj deputetëve, përfaqësuesve tuaj në parlament në mosbindje civile, por më në fund e mposhtën tiranin në parlament.

Më në fund rikthyen komisionet, rikthyen të drejtat.

Edhe ju, prandaj të gjithë nesër në ora 11 te bashkia gjer në fitoren e dytë të plotë mbi bashkinë.

Gjer në çlirimin e bashkisë.

Gjer në rikthimin e shtëpisë së parë të qytetit, qytetarëve të ndershëm të Tiranës.

Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, jashtë nga bashkia.

Ndaj dhe nesër është ditë e madhe në historinë e demokracisë se fillon beteja pa kthim për çlirimin e bashkisë nga kjo farë e poshtër që ka vendosur rekordin më të paqenë në botë.

Pra, edhe njëherë, ai me votë nuk ikën, atë drejtësinë e ka mburojë.

Por atëherë çfarë mbetet?

Revolta qytetare, ajo është fjala e qytetarëve.

Ndaj dhe Erion, në qoftë se e don veten një miligram, jep dorëheqjen.

Mos e prit popullin e revoltuar se këtë poshtërim që i ke bërë ti Tiranës nuk ia ka bërë kush kurrë.

Është rast i pashembullt që të vidhen 100 përqind fondet, përveçse me ty, fondet e djegësit, fondet e tenderave të tjerë.

Dy fjalë o larot e Skapit, o mercenarë: sjellja juaj si narkoprokurorët kolumbianë, që arrestonin ushtarë për të mbrojtur Eskobarin, do marrë ndëshkimin më shembullor nga qytetarët shqiptarë.

Drejtësia është dhunti e Zotit për çdo qytetar të lirë.

Mjerë ju që përdhosni drejtësinë për Edi Ramën, Erion Veliajn.

 

Po ndodh...

ide