“Berisha më akuzoi në 1998 si bashkëpunëtor i Sigurimit”, Mit’hat Havari: “Mjekun e bllokut”, e denoncova publikisht kur mora dosjen në 2019

Ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari, në intervistën e tij në emisionin “Kjo Javë” në News24, risolli në kujtesë një ndër momentet më të vështira gjatë karrierës së tij, kur ishte drejtor policie në qytetin e Shkodrës dhe u përball me akuzat e kreut të PD, Sali Berisha i cili në media deklaroi atëherë se ai ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
“E kam përgënjeshtruar në media sapo jam kthyer në Tiranë.
Pas deklaratës së Berishës, më kanë shkruar njerëz të shumtë në mesazhe private. Më dëmtoi psikologjikisht dhe kush më akuzoi, bisha komuniste, ç’mund ti bëja unë atij? Ai ishte sekretar i partisë, ishte mjek i xhelatëve, ata e shkolluan, i dhanë bukë”, tha Havari.
Mit’hat Havari: Në këto 35 vjet, shqiptarët janë shthurur mendërisht, kanë akuzuar shumë njerëz si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Në fakt më kanë akuzuar dhe mua, Sali Berisha.
Në shkurt të 1998 isha drejtor policie në Shkodër, luftoja me bandat e tyre, Berisha del para mediave dhe thotë se jam bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, donte të më ulte dinjitetin. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë këtë akuzë. Sigurimi i Shtetit nuk ka patur shans të më afrohet mua.
Berisha është i lig, pas Enver Hoxhës është personazhi më negativ, për pushtetin është i aftë të bëjë gjithcka.
E kam përgënjeshtruar në media sapo jam kthyer në Tiranë.
Pas deklaratës së Berishës, më kanë shkruar njerëz të shumtë në mesazhe private. Më dëmtoi psikologjikisht dhe kush më akuzoi, bisha komuniste, ç’mund ti bëja unë atij? Ai ishte sekretar i partisë, ishte mjek i xhelatëve, ata e shkolluan, i dhanë bukë.
Ka shkuar në Paris tek xhelati nr.3 tek Hysni Kapo që vuante nga tumori në pancreas, priste me jargë të priste të hynte në dhomën e tij.
Dhe i tha Hysniu lëre të futet se është shoku jonë. Ma ka treguar Sabit Brokaj. Ky është dëshmitar i gjyqit politik të Hysen Shoshorit nga Tirana, është me zë dhe figurë.
Me kë të merresh, ai vjell nga goja, është i kalkuluar.
Kur më ra në dorë dosja në 2019, ma dha drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula. Në momentin që mora dosjen, unë kam bërë shkrim tek Gazeta “Panorama” dhe e kam denoncuar Berishën publikisht dhe kisha menduar të shkruaja libër.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
