Berisha ndez motorët e PD-së: Shqipëria po vlon, pakënaqësia ndaj këtij regjimi është e papërmbajtur

1 Shtator 2022, 12:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha ndez motorët e PD-së: Shqipëria po vlon,

Na ndajnë 5ditë nga sesioni i ri parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi kryesinë e PD-së për të diskutuar në lidhje me sesionin e ri parlamentar.

Në rend të ditës është diskutimi i aksionit politik të PD-së.

“Tirana po zien, Shqipëria po vlon, pakenaqesia dhe urrejtja ndaj ketij regjimi po behet gjithnje e me e papermbajtur”, tha Berisha ne fjalen e tij.

Ndërkohë kur pritet që për pak muaj PD-ja të nisë primaret për zgjedhjet lokale, sot do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, një tjetër vendim që pritet të merret sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së është edhe miratim i departamenteve pranë PDSHsë sipas sektorëve përkatës.

Pika e fundit e rendit të ditës parashikohet që të jetë miratimi i sekretarëve politikë për disa nga degët e partisë demokratike. Ky sesion politik pritet të ketë mjaft zhvillime. Vet ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar se kjo vjeshtë do të jetë “pranvera e Pprotestave”.

Por ndërkohë, në varësi të zhvillimeve në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale do të përcaktohet edhe koha për zhvillimin e primareve në Partinë Demokratike për kandidatët për kryetar Bashkie.

 

Po ndodh...

ide