Berisha para SPAK: Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pasi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai deklaroi para gazetarëve se ish-kreu i SPAK-ut Altin Dumani kishte urdhëruar hetim 30-vjeçar ndaj pasurisë së tij dhe familjes.
“…mercenarit të Edi Ramës dhe partisë së krimit, avokatit të Irenës me 5 mbiemra, drejtësia vonon por nuk harron. Kush e do nga ju këtë? (tregon një letër).
Tani këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini, për të gjitha 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij edhe 4 vite para lindjes së tyre, dërguar çdo institucioni pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës që tha që SKAPI duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën.
Kjo është lista, brenda një dite ata kanë kërkuar hetim 30-vjeçar. Nuk ka lidhje me dosjen, dosja është piramidë.
Meqë jemi këtu, keni një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar, një proces politik kundër liderit të opozitës dhe pronarëve legjitimë, ku do gjeni 35 falsifikime të falsifikatorëve Dumani, Kraja dhe Milionai. Dmth Troplini, ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja, dhe ndrikulla e kartelit të Elbasanit Enkeleda Fetahu.”, tha Berisha.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128