Berisha: Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij

Sali Berisha deklaroi se, sulmi brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është bërë me inkurajimin e Edi Ramës.
‘Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij’, theksoi Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e Sali Berisha:
Miqtë e mi, Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht.
Në fakt ai është në gjendje serioze sonte.
Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij.
Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha.
Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi.
Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike.
Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.
Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



