
Berisha takon aleatët e Federatës së Bashkuar: Opozita në një front të vetëm është vendimtare

Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një takim me Federatën e Bashkuar, ku ka thekuar rëndësinë e bashkimit të të gjitha partive opozitare për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
Berisha u bëri ftesë të gjitha forcave politike që e ndjejë dhe konsiderojnë veten opozitë, që pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë me njëri tjetrin, të bashkohen në front.
“Nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për tu përballë me këtë të keqe që kemi përpara. Variantet e tjera pjesëtojnë fuqinë e opozitës”, the ish-kryeministri.
Berisha: Kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshme të frontit opozitar kundër të keqes së pakrahasueshme me ndonjë të keqe, që nga diktatura hoxhiste deri më sot.
Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Rasmës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term ;regjimit të kakistokracisë’ që përmbledh të gjitha të këqijat që një pushtet mund ti bëjë një vendi.
Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj edhe unë ftoj të gjithë forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë me njëri tjetrin, të bashkohen në këtë front për tu përballe me sukses me këtë të keqe që kemi përpara. Sepse ky bashkim ka rëndësi vendimtar. Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë, për PD-në.
Janë normale, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për tu përballë me këtë të keqe që kemi përpara. Variantet e tjera pjesëtojnë fuqinë e opozitës.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128