“Berisha u inatos “/ Besnik Mustafaj tregon prapaskenat e krijimit të PD: Çfarë i thashë në vitin 1992

6 Dhjetor 2023, 21:36 / POLITIKË ALFA PRESS

“Berisha u inatos “/ Besnik Mustafaj tregon prapaskenat e krijimit

Partia Demokratike fitoi shumicën absolute të votave për ta çuar Shqipërinë në rrugën e zhvillimit e demokracisë. Të paktën, kjo ishte ajo që besonte elektorti. Elita e re nuk e kishte përvojën e drejtimit të shtetit në kushtet e pluralizmit politik.

Në vitin 1992 kur fituam isha në oborrin e PD aty te rruga e Kavajës dhe një gazetar i huaj më pyet: si do ta qeverisni shqipërinë se skeni përvojë… i thashë kemi presidentë kryeministra, ministra për eksport, ne na duhen punëtorë. Berisha ma mori shumë për keq këtë shprehje dhe i thashë: Shiko, ke plot oborrion me ministra, ku do i gjesh punëtorët për ta ndërtuar shqipërinë”- u shpreh Besnik Mustafaj, themelues i PD.

PD mori përgjegjësinë të qeveriste Shqipërinë me një grup intelektualësh karizmatikë, me ego të theksuar për pushtet. Ndryshe prej partive të tjera simotra në vendet e lindjes ish-komuniste, PD i anashkaloi ndryshimet rrënjësore gjatë shndërrimit të sistemeve,e as nuk iu nënshtrua një faze tëndryshimit thelbësor të elitave. Partitë që lindën në vendet e bllokut të lindjes komuniste pas përmbysjes së diktaturës, u shkrinë brenda pak vitesh për t’i lënë vendin lëvizjeve të reja politike bazuar mbi votën e lirë.

Ato i konsumuan brenda disa muajve ose pak viteve momentet e vështira të organizimit, të ngjashme me momente si ky që ka sot Partia Demokratike, e ndarënë disa pjesë ku copëzat e saj vazhdojnësherrinpër vulën dhe logon. Kjo është një histori e ndryshme nga vendet e tjera të lindjes ish-komuniste.

Trashëguam shumë nga e kaluara se jemi shqiptarë konservatorë.. jemi kokëfortë sic janë shqiptarët nuk i binden as vetes. Duhet të jesh tolerant dhe i ditur prandaj është meritokracia me kufizimet e saj prandaj është vota”- u shpreh, Aleksandër Meksi, ish-kryeministër.

 

Po ndodh...

ide