Braktisi Salianjin për ''riorganizimin'' e PD, Alimehmeti nuk i ndahet Berishës

20 Janar 2026, 19:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Braktisi Salianjin për ''riorganizimin'' e PD,

Ish-kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti, i cili vetëm pak kohë më parë ishte pozicionuar në krahun e Ervin Salianjit dhe mori pjesë në takimin e tij në Durrës, duket se ka ndryshuar kurs, pasi mbremjen e sotme është shfaqur në ‘‘Foltoren’’ e kryedemokratit Sali Berisha.

Alimehmeti mbajti fjalën hapëse mbrëmjen e sotme në Degën 4 Tiranë, teksa ngriti shqetësimin për situatën në spitale pas mungesës së dritave për disa orë në QSUT, duke denoncuar se që prej tetori nuk kishte kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve. 

"Mungesa e dritave një situatë që nuk mendohej dot. E papranueshme situata në spital. Pamë video, njerëz të panikosur. Kjo është përgjegjësi e drejtorisë QSUT, dhe sigurisht e Ministrisë së Shëndetësisë. Që prej tetorit nuk paska kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve. Gjithçka që ndodhi dje, ishte alarmante, a mund të pranojmë dot që në 2026 të themi do Zoti ka drita në spital. U fol për spitale moderne, por këtu bëhet fjalë për drita, përgjegjësi direkte që shkojnë përtej abuzimeve me fondet. Këta nuk e kishin vënë ujin në zjarr. Në 24 janar duhet të jemi në shesh, t’i themi boll më kësaj qeverie”, tha ai.

Por duket se Alimehmeti ka hequr dorë edhe deklaratat e tij. gjatë një interviste televizive në kohën kur ishte pozocionuar krah Salianjit, ish-kandidati për deputet hodhi tha se PD ka nevojë për tu shtuar në ide dhe në njerëz.

Unë them se PD ka nevojë për tu shtuar në ide dhe në njerëz. Mund të kemi edhe mendime ndryshe nga njëri-tjetri. Ka diskutime dhe mirë është që të bëhen dhe të fliten. Ne kemi një situatë ku duhet që të krijojmë sinergji forcash”, tha Alihmehmeti në një intervistë televizive.

Por ndryshe nga Alimehmeti, Salianji ka vijuar betejën e tij dhe ka mbajtur disa takime, edhe pse këto i kanë kushtuar përjashtimin nga PD.

 

Po ndodh...