Certifikimi i rezultateve zgjedhore, Celibashi pritet të miratojë sot tabelat përmbledhëse në katër qarqe

22 Maj 2025, 12:52 / POLITIKË ALFA PRESS
Certifikimi i rezultateve zgjedhore, Celibashi pritet të miratojë sot

Sali Berisha i kërkoi një ditë më parë komisionerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi të mos certifikojë rezultatin e zgjedhjeve, që për opozitën janë farsë.

Por, krahas thirrjes së kryedemokratit, kreu i KQZ-së pritet të miratojë tabelat përmbledhëse të rezultateve në katër qarqe. Konkretisht, pritet miratimi i rezultateve zgjedhore në Shkodër, ku PD ka fituar 5 mandate, PS 4 dhe PSD 2 mandate; në Berat ku PS kas marrë 5 mandate e PD 2, në Korçë, ku 6 mandate i ka fituar PS dhe 4 të tjerat PD dhe në Dibër, kur PS ka 3 mandate dhe PD 2.

Opozita nuk mund të pengojë certifikimin e zgjedhjeve, por mund të vijojë një betejë ligjore të gjatë, fillimisht duke kundërshtuar vendimmarrjen e Celibashit, duke iu drejtuar KAS-it e po ashtu hallkës së fundit që është Kolegji Zgjedhor, që vendos vulën përfundimtare.

 

Po ndodh...