Dashamir Shehi kundër federatës së opozitës, kritik ndaj Berishës dhe aksionit në Kuvend

Dashamir Shehi është skeptik se Federata e krijuar nga disa parti opozitare, është lëvizja e duhur politike për bashkimin e opozitës.
Në emisionin "Ekspres" të gazetarit Nolian Lole në RTSH, Shehi thotë se për këtë arsye nuk është bërë pjesë e Federatës, ndërsa ka bindjen se shpresë për të djathtën janë elitat e reja në lidership.
Kritik është Shehi edhe sa i takon aksionit aktual opozitar në Kuvend. Ai e barazon me bojkotet e mëparshme që sipas tij nuk kanë qenë produktive.
Ndërsa opozita po përgatitet për nisjen e protestave, Dashamir Shehi thotë se nuk ka frymë për mbajtjen e tyre.
Ai ka bindjen se normalizimi i jetës parlamentare, angazhim i faktorëve politikë në përmirësimin e kodit elektoral dhe garantimi i zgjedhjeve të lira duhet të jenë prioritet e opozitës.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
