Debat me Belind Këlliçin? Veliaj: jam gati të përplasem me Xhepeton, por jo me Pinokun e tij

4 Maj 2023, 23:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Debat me Belind Këlliçin? Veliaj: jam gati të përplasem me

Erion Veliaj shprehet se eshte i gatshem te debatoje me Sali Berishen per ceshtjet e bashkise se Tiranes.

Ne Top Story, ai deklaroi kete te enjte se: “Kam zotin dëshmitar që nuk kemi bërë asnjë gabim. Kemi problem me një djalë që nuk kupton kur ka mbaruar gjykimi e reforma administrative. Janë njerëz që nuk kanë dijeni se për çfarë po garojnë. Unë jam të debatoj me Xhepeton jo me Pinokun. Në momentin që është kukulla e dikujt nuk e di ku i ka kufijtë Tirana dhe ku janë gjyqet e Tiranës. Është një gjyq i monitoruar, gjykata ka parë të gjitha filmimet, bashkia e Tiranës ishte shumë bashkëpunuese dhe u arrit në përfundimin që krimi kishte ndodhur jashtë dhe arma ishte hedhur. Ky është një qytet me 1 mln banorë që ka edhe 1 mln problematika. Kam thënë do të mbaj një distancë sterile e kam lënë të gjitha porositë që për çdo shqetësim të çdo famileje bashkia e Tiranës të ndihmojë. Të bëj unë show politik e të shfrytëzoj raste të tilla nuk kam për ta bërë kurrë dhe nuk e bëj.”- tha Veliaj.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova