Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Jupi: Mbështetja ndaj SPAK-ut , Veting-u në politikë, lufta ndaj korrupsionit, prioritete të PD-së

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, anëtarja e kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi, thotë se korrupsioni është një ndër faktorët kryesorë që kërcënojnë demokracinë.
“Lufta e pakompromis ndaj korrupsionit, mbështetje ndaj organeve të drejtësisë, mbështetje ndaj SPAK-ut, ndëshkimi i kujtdo që ka abuzuar me pushtetin dhe besimin e qytetarëve, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë për ndërtimin e shtetit të së drejtës, është sfida më e madhe kemi sot.” – shkruan Jupin në reagimin e saj.
Zyrtarja demokrate thotë se “Veting-u i politikanëve është domosdoshmëri sot, për të ardhmen që duam nesër”.
Më poshtë reagimi i plotë i Taulanda Jupit:
Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit e gjen Shqipërinë të renditur si një nga shtetet më të korruptuara në Europë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.
Korrupsioni është një ndër faktorët kryesorë që kërcënojnë demokracinë, një ndër shkaktarët e situatës së vështirë ekonomike, paqendrueshmërisë social -politike në vend, është shkaktari kryesor i mungesës së shpresës, prespektivës së qartë për të ardhmen dhe më e rënda i largimit masiv të të rinjve.
Lufta e pakompromis ndaj korrupsionit,
mbështetje ndaj organeve të drejtësisë, mbështetje ndaj SPAK-ut, ndëshkimi i kujtdo që ka abuzuar me pushtetin dhe besimin e qytetarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë për ndërtimin e shtetit të së drejtës, është sfida më e madhe kemi sot.
Shqipëria mund të bëhet dhe do të bëhet!
Kjo kërkon forcë dhe vullnet.Për fat të keq ky vullnet nuk gjendet tek ata që korrupsionin dhe krimin e kanë kthyer në mjetin e vetëm me të cilin dominojnë apo sundojnë realitetin politik në Shqipëri.
E pikërisht për të dalë nga ky rreth vicioz ku rrotullohemi pambarimisht prej 32 vitesh, krahas mbështetjes pa kushte ndaj SPAK-ut, VETTING-u i politikanëve është domosdoshmëri SOT, për të ardhmen që duam nesër! VETTING!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
