Ditën që votohet leja për arrestim/ Berisha vendos të bëjë protestë të hënë!

Grupi i Rithemelimit do të thërrasë qytetarët në protestë ditën e hënë dhe të enjten. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë.
Bëhet e ditur, kreu Sali Berisha ka thirrur një mbledhje urgjente me krerët e Degëve të Tiranës për të diskutuar për protestat.
Ndërkohë, sjellim në vëmendje se ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin Sali Berishës. Ndërsa e enjtja shënon edhe seancën e fundit në Kuvend për këtë sesion parlamentar.
Kujtojmë se në deklaratat e bëra së fundmi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë theksuar se protestat nuk do të jenë më njëditore, por se do të zgjasin. Po ashtu, demokratët flasin për mosbindje civile derisa që plotësohen kërkesat e tyre.
-
Fundi i botës paralele dhe mashtruese që krijoi Sali Berisha!
14 Dhjetor, 15:55
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

