"Drejtësi me regji"/ Apeli i GJKKO e la në qeli, Meta ironizon nga burgu: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin tim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli, duke mos shprehur asnjë çudi nga “drejtësia me regji”, siç e quan ai.
Meta thotë se gjykata iu shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.
Sipas tij u provuan me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën me qëllim zgjatjen e paraburgimin.
“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.
U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim”, shkruan Meta, i cili paralajmeron: “Për më shumë komunikojmë nesër”.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

