Edhe KQZ-ja nën hetim nga SPAK për tenderin e pajisjeve elektronike

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike të votimit në KQZ për zgjedhjet në vendin tonë.
Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mban emrin e kreu të SPAK-it Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr."REF-83073-12-23-2020" me objekt "Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor" dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. "REF-89113-03-04-2021", me objekt "Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave" – thuhet në kërkesë.
Dokumenti

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


