“Edi Rama ka sulmuar publikisht SPAK dhe BKH”/ PD, Kulluri: Raporti i DASH foli për korrupsion të qeverisë dhe vlerësoi vetëm drejtësinë

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se vullneti i kësaj qeverie është shprehur qartë përmes Kryeministrit Edi Rama, i cili, së paku, në tre raste ka sulmuar punën e SPAK dhe të BKH.
Kulluri shprehet gjithashtu se raporti i fundit i DASH tregoi se korrupsioni është problem madhor i kësaj qeverie, ndërkohë që shtoi se puna e vetme që vlerësohej pozitivisht në atë raport ishte ajo e drejtësisë.
Postimi i Kullurit vjen në një kohë kur një pjesë e medias afër Kryeministrit janë shprehur se dokumentari i RAI 3 nxin Shqipërinë dhe jo qeverinë.
REAGIM I SEKRETARIT PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI
Gazetaret shqiptare qe jane investuar ne pergenjeshtrimin e etiketimeve te RAI per qeverine mbase kane te drejte! Shqiperia qeveriset me ligj dhe ndikimi i krimit te organizuar dhe korrupsioni i perhapur ne te gjitha nivelet e qeverisjes jane imagjinare!!!
Vetem se harrojne disa gjera:
-Ne vitet 2015-2016 Shqiperia u mboll me hashash nge Vermoshi ne Konispol;
-Ne Shqiperi u vendoset tritol gjyqtareve dhe oficereve te police u behen atentate;
-Ne pergjimet e policise grupe kriminale komunikojne me oficere policie dhe politikane te majte sic porosisin pizza;
-Ne lejet e ndertimit per pallate, kulla dhe resorte pastrohen miliarda euro qe vijne nga narko-trafiku;
-Gjysma e qeverise dhe kryetareve te bashkive jane shkarkuar per rekorde kriminale, ose jane denuar dhe vene ne hetim nga SPAK per korrupsion;
-Te tre raportet e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit flasin per korrupsion masiv dhe vletesojne vetem punen e SPAK dhe GJKKO e jo te qeverise!
Dhe ne kete situate, vullneti i qeverise eshte shprehur qarte permes Kryeministrit qe ka sulmuar te pakten 3 here publikisht SPAK dhe BKH!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

