“Edi Rama të q**** r***”, flakë e zjarr ku kalojnë protestuesit! Hidhen molotovët e parë, Sali Berisha “selam” Prodës: Fatin e Ramës do kesh

28 Shkurt 2026, 20:05 / POLITIKË ALFA PRESS

“Edi Rama të q**** r***”, flakë e zjarr ku kalojnë

Pas qëndrimit për disa minuta para ambienteve të Kryeministria e Shqipërisë, mbështetësit e opozitës janë zhvendosur në marshim drejt Policia e Shtetit, konkretisht pranë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Lëvizja e turmës ka qenë e organizuar, ndërsa në krye të saj vijon të jetë ish-kryeministri Sali Berisha. Ai është parë duke i udhëhequr protestuesit me dy gishtat lart.

Megjithatë, situata ka nisur të tensionohet përgjatë itinerarit. Janë regjistruar edhe molotovët e parë, të cilët janë hedhur pas kalimit të turmës në disa segmente të rrugës. Në disa raste u është vënë zjarri edhe kazanëve të mbeturinave, duke shkaktuar flakë dhe tym në zonë.

Mesa duket skenari i demokratëve është i qartë, ku protestuesit kalojnë, pas hidhen molotovë dhe u vendoset zjzarri kazanëve të mbeturinave.

“Një marshim proteste në rrugët e Tiranë për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut tëo rganizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Po shkojmë te Ilir Proda për ti thënë aq të ardhme ka Rama ke dhe ti”, tha Berisha shkurtimisht për mediat.

Nga ana tjetër, protestuesit vijojnë me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit po shoqërohet me tensione në rritje.

Po ndodh...

ide