Izraeli: Është gjetur trupi i Khameneit. Irani: Armiku bën lojëra psikologjike
28 Shkurt 2026, 21:21 / BOTA
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei, raporton Reuter.
Në një reagim të shpejtë, media shtetërore iraniane duke cituar zyrën e marrëdhënieve me publikun të liderit suprem tha se: “Armiku po përdor lojëra psikologjike, kështu që të gjithë duhet të bëjmë kujdes”.
Më herët, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Khamenei “nuk është më me ne”, në një prononcim për mediat.
Prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, Izraeli dhe SHBA kanë bombarduar Iranin, ndërsa Republika Islamike është përgjigjur duke bombarduar qytete të ndryshme dhe baza amerikane në Lindjen e Mesme.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikën shqiptare?
Nga Irena Beqiraj
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Nga Erl Kodra
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128