Çelet fushata, Belinda Balluku: Më 11 maj do marrim 11 mandate në Fier

Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.
Me një skenë ku në qendër janë 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE-së, eventi elektoral nisi me prezantimin e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe, shoqëruar me performancën me këngë e valle tradicionale.
Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Dibrës, Blendi Klosi shprehu bindjen se PS-në do ta votojnë masivisht në këtë qark.
“PS është një parti me 100 mijë anëtarë të partisë, një parti që merr 1 milion vota, e cila i fiton zgjedhjet se ju ka të gjithëve ju me vete, e cila drejtohet nga Edi Rama, vizionari i cili shndërroi Shqipërinë në një vend të gatshëm për të hyrë në BE”, tha Klosi.
Sipas tij, “ky shesh i madh është simbol i transformimit të Shqipërisë Europiane”.
“Qarku i Dibrës në këto zgjedhje do të votojë masivisht PS-në. Ne besojmë fort te kjo forcë politike që ka shumë organizim, frymë dhe mbi të gjitha një lider që atë që premton e bën”, tha ai.
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku në fjalën e saj në çeljen e fushatës së PS-së në sheshin “Skënderbej” u shpreh se ky mandat duhet për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“E gjithë Shqipëria do të votojë për PS-së. Nuk ka më bukur kur mblidhemi të gjithë bashkë, kur krijojmë këtë energji që shkon në themelet e Shqipërisë për t’i forcuar ato dhe për ta çuar këtë vend përpara si vetëm Edi Rama di.
Po kërkojmë një mandat të katërt, mandat i katërt duket si shumë për ata që hedhin çdo ditë baltë mbi ne, po ky është mandati i shqiptarëve, ky është mandati i cili do të përmbushë një marrëveshje të cilën Edi Rama ka nënshkruar me popullin shqiptar në 2013-n, për ta çuar Shqipërinë njëherë e mirë në Europë, për t’i bërë shqiptarët anëtarë të BE-së ashtu siç i takon. Tashmë është koha që shqiptarët ti bashkohen asaj tryeze që është tryeza e tyre natyrale”, tha Balluku.
Balluku shtoi se “qarku i Fierit ka një objektiv 10 mandate deputetësh për t’i ulur në sallën e parlamentit shqiptar. Siç më tha dhe shoku Gramoz sot në mëngjes, priten 11 mandate nga ne. Me Edi Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


