Emri/ Kush është gjyqtarja që ka në dorë 'fatin' e PD-së, ka kaluar vettingun por ka një 'problem'

Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë relatorin që do të shqyrtojë çështjen e statutit të Partisë Demokratike. Me anë të një njoftimi për mediat bëhet me dije se relatore për këtë çështje është caktuar Irida Kacerja, ndërkohë më herët ishte Genti Shala.
Sipas njoftimi të bërë publik për mediat, Gjykata njofton se: Në bazë të shortit elektronik dosja e mësipërme gjyqësore i ka rënë për gjykim gjyqtares relatore Irida Kacerja.
Por nuk ka asnjë informacion se pse relatori i mëparshëm i kësaj çështje, më saktësisht Genti Shala është hequr. Gjykata në njoftimin e saj nuk jep asnjë sqarim për këtë.
Po kush është gjyqtarja Irida Kacerja?
Gjyqtarja Irida Kacerja e Gjykatës së Shkodrës eshte konfirmuar ne detyre, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta dërgojë atë për inspektim lidhur me disa çështje gjyqësore.
Gjetjet e KPK-së ishin pozitive për pastërtinë e figurës dhe pasurinë e subjektit. Ndërkohë, për kriterin e tretë, KPK ngriti pretendime serioze mbi profesionalizmin dhe etikën e gjyqtares, kryesisht të bazuara në një seri denoncimesh të ardhura në Komision për çështje të shqyrtuara nga subjekti dhe një raport inspektimi paraprak të bërë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Denoncimet per gjyqtaren kishin ardhur në KPK nga qytetarë të ndryshëm, një grup gjyqtarësh të Gjykatës së Shkodrës dhe në një rast nga një ish-inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili kishte përpiluar raportin paraprak ndaj subjektit në vitin 2011.
Por siç doli nga debati në seancë dëgjimore, të paktën dy nga denoncimet e përmendura nga KPK kundër gjyqtares Kacerja rezultojnë të jenë të ‘falsifikuara’, pasi në një rast denoncuesi kishte ndërruar jetë përpara se ta dërgonte denoncimin, ndërsa ish-inspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësië mohoi ta kishte dërguar denoncimin, nëpërmjet një deklarate të paraqitur nga subjekti në seancë.
“Këto denoncime kanë përmbajtje abuzive dhe kriminale,” tha gjyqtarja Kacerja. “Qëllimi ka qenë shpifja shtoi ajo.
Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 derin e vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Subjekti i rivlerësimit është kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
