Enkelejd Alibeaj zbardh takimin me Wadephul gjatë vizitës zyrtare në Berlin

29 Shtator 2022, 10:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Enkelejd Alibeaj zbardh takimin me Wadephul gjatë vizitës zyrtare

Përmes një postimi në Twitter, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka falenderuar Ëadephul për vizitën që ai po zhvillon në Berlin. Alibeaj thekson se temat e diskutura në këtë takim ishin reformat e iniciuara nga PD, luftën ndaj korrupsionit si edhe vendimet e vështira që ka ndërmarrë PD në këtë periudhë.

Postimi i plotë

Falenderues për ftesën e z.Wadephul për të zhvilluar një vizitë në Berlin, si shenjë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm në familjen EPP.

Në një takim të përbashkët me të dhe z.Peter Beyer u ndalëm në reformat e rëndësishme të iniciuara nga PD, duke patur fokus luftën ndaj korrupsionit, si mundësi reale e punës tonë në shërbim të qytetarëve.

Diskutuam qartësisht gjithashtu për vendimet e vështira që ka ndërmarrë PD gjatë kësaj periudhe, si dhe koherencën në qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë, duke na siguruar mbështetjen në rrugën tonë pro-perëndimore.

 

Po ndodh...