Enver Bytyçi sqaron lajmin që Blinken do të takojë fshehurazi Berishën: Do ti bënte nder vetes!

13 Shkurt 2024, 10:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Enver Bytyçi sqaron lajmin që Blinken do të takojë

Analisti dhe pedagogu Enver Bytyçi ka reaguar pas lajmit të shkruar nga Alfapress.al mbi statusin e tij që  Sekretari amerikan i Shtetit, Antonio Blinken do të takoj fshehurazi Sali Berishën.

Pedagogu shkruan se nuk e konteston shtjellin e Alfapress.al por sqaron miqtë e tij në rrjete sociale për statusin e shkruar si mëposhtë:

Pse e shkrova këtë status:

Nuk e kontestoj shtjellimin e portalit Alfapress.al. Por njekohesisht sqaroj miqte e mi qe me ndjekin ne rrejtet sociale dhe media sa vijon:

Te gjithe perfaqesuesit amerikane qe kane pritur Sali Berishen ne Shtepine e Bardhe, Departamentin e Shtetit, ate te Mbrojtjes ose qe kane ardhur ne Shqiperi e jane takuar me kryeministrin Berisha kane qene te kenaqur me takimet e tilla. Me te gjithë këta ai ishte i besueshëm dhe korrekt!

Nuk ka ndodhur qe ish-presidenti apo ish- kryeministri Berisha, te paguaje Bilalet ose rublaxhinjte per te bere foto me presidentet amerikane!

Nuk ka ndodhur qe Sali Berisha te kete premtuar diçka per amerikanet e të ketë vepruar ndryshe!

Nuk ka ndodhur që ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar, njëkohesisht lider i demokrateve, te kete paguar e sponsorizuar ndonje McGonigal amerikan, qe ta demtoje opoziten shqiptare!

Dhe nuk ka ndodhur qe marredheniet e Sali Berishes me Ameriken te ndertohen thjesht e vetem per interesat e tij te pushtetit. Sigurisht qe edhe keto interesa kane zene vend, por kryesore ishte interesi kombetar i shqiptareve!

Per te gjitha keto arsye, Sekretari i Shtetit, Antonio Blinken, do te ishte i nderuar te takohej me kreun e demokrateve shqiptare dhe t'i kerkonte ndjese atij per aktin e rremë, të bazuar në dosjen Rama-MecGonigal, të shpalljes Non-Grata!

Kjo ishte arsyeja pse e shkrova ate status! Te takosh nje mafioz dhe bashkepunetor te bandave kriminale, nje sponsor qe korrupton autoritete te larta amerikane, te takosh kreun e korrupsionit ne Shqiperi, pra te takosh Edi Ramen, dhe te mbash ne izolim Berishen, ky eshte nje akt poltiik e diplomatik i papranueshem! Megjithate kjo nuk e demton Sali Berishen, demton me se shumti vete zotin Blinken!

 

Po ndodh...