Habit analisti pranë Rithemelimit, Enver Bytyçi: Blinken do takojë Berishën fshehurazi nga SPAK!

12 Shkurt 2024, 12:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Habit analisti pranë Rithemelimit, Enver Bytyçi: Blinken do

Analisti pranë Rithemelimit Enver Bytyçi, njohës i mirë i politikave ndërkombëtare i ka habitur të gjithë me një status "të çuditshëm" që ka hedhur në faqen e tij në FB.

"Burime të besueshme bëjnë me dije se Antonio Blinken do të zhvillojë një takim sekret, jashtë syve të SPAK, me kreun e PD, Sali Berishën", shkruan Bytyçi.

Nuk kuptohet qartë nëse profesori e ka seriozisht me këtë lajm dhe e beson edhe vetë, apo thjesht po bën ironi dhe sarkazmë.

Me shumë mundësi është kjo e dyta, pasi profesori si njohës i mirë i politikave ndërkombëtare e di shumë mirë që jo Blinken por asnjë zyrtarë amerikanë nuk mundet të takojë një person non grata nga Departamenti i Shtetit sa të jetë vendimi në fuqi, pasi kjo do të ishte një vetëvrasje politike dhe fund i karrierës si zyrtarë.

Aq më shumë që bëhet fjalë për vetë Sekretarin e Shtetit, i cili e ka firmosur me dorën e tij shalljen non grata të Berishës me motivacionin, "korrupsion i lartë dhe minim të demokracisë".

Shtojmë këtu edhe faktin që Sali Berisha e ka akuzuar Blinken si të shitur te Soros dhe madje tentoi ti hapte edhe një proces gjyqësor në Paris.

Gjithsesi statusi i Bytyçit, tallës apo jo, ka ngjallur shumë shpresa te një pjesë ndjekësish të palëkundur të Berishës të cilët kanë më shumë se dy vite që shpresojnë se SHBA do reflektojë për "gabimin e madh" që ka bërë me liderin e tyre.

Dhe aq më tëpër analisti ka  'harruar' se Berisha ka më shumë se prej një muaji që është vënë në arrest shtëpie prej SPAK dhe i është ndaluar komunikimi me të gjithë, përveçse me njerëzit që jetonin në të njejtën çati për të njejta akuza që shteti i Blinkenit e shpalli nongrata. E nuk besojmë që një zyrtar i lartë dhe aq më pak amerikan të mund të shkel ligjet e një drejtësie të cilën po SHBA po e financon dhe po e mbron me aq shumë forcë për të vendosur drejtësi në këtë vend. /Alfapress.al

Habit analisti pranë Rithemelimit, Enver Bytyçi: Blinken do

 

Po ndodh...

ide