Epiqendër e bombave iraniane, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Dënoj sulmet nga Irani!

Shqipëria ka dënuar sot sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Lajmi konfirmohet nga mediat vendase të cilat i referohen një telefonate që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me presidentin e Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku edhe ka shprehur qëndrimin zyrtar të Tiranës për situatën e tensionuar në rajon.
Gjatë telefonatës Rama i cilësoi sulmet si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, duke theksuar se Shqipëria qëndron në krah të Emirateve për çdo masë që ato marrin për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre.
Gjatë bisedës të dy liderët diskutuan edhe për përshkallëzimin e shpejtë ushtarak në rajon duke theksuar se tensionet duhet të ndalen sa më parë dhe konflikti të mos zgjerohet, pasi rrezikon të fusë rajonin në një fazë të rrezikshme paqëndrueshmërie, me pasoja jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për sigurinë globale.
Presidenti i Emirateve falënderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe solidaritetin në këtë moment delikat.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
