Raporti për Ballukun, Bardhi: Kuvendi s’mund të përcaktojë se cila masë sigurimi është e përshtatshme! Ka detyrë të verifikojë...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, prezantoi raportin e opozitës që do të depozitohet në Kuvend pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit me qëllim heqjen e imuniteti të Belinda Ballukut, kërkesë e SPAK, dhe arrestimin e saj.
Bardhi theksoi se Kuvendi ka për detyrë që të verifikojë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit, që ka kërkuar Prokuroria e Posaçme dhe të sigurojë që “deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partik për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare.”
Po ashtu, ai theksoi se Kuvendi nuk ka kompetencë që të vlerësojë se cila masë sigurimi është e përshtatshme për Ballukun, duke iu referuar qëndrimit të socialistëve në mbledhjen e Mandateve se masa e pezullimit ishte e mjaftueshme deri më tani në lidhje me hetimet, pasi në të kundërt do të dilte jashtë kompetencave të tij dhe do të shkelte parimin e së drejtës.
“Kuvendi nuk ka kompetencë për të vlerësuar meritën e cështjes për caktimin e masës së sigurimit, llojit të saj apo kushteve për secilën masë, por ka rol vetëm në verifikimin e ekzistencës formale të përmbushjes së këtyre kushteve. Në të kundërtën ai do të bënte shqyrtim ligjor të cështjes, jashtë kompetencës së tij kushtetuese dhe në shkelje të parimit të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.”, thuhet në raport.
Nëse Kuvendi shqyrton nevojën apo jo të kryerjes së një veprimi konkret hetimor nga ana e organeve të drejtësisë, atëherë demokracia përballet me një rrezik flagrant: rrënohet parimi i ndarjes së pushteteve i sanksionuar nga neni 7 i Kushtetutës. Jo vetëm kaq, por situata shthuret dhe passjell një tërësi pasojash, që dëmtojnë pa kthim parimet e drejtësisë dhe të shtetit, ku sundon ligji. Në këtë terren kushtetues, në rastin konkret, është detyrë e Kuvendit të verifikojë vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit, që kërkohet nga prokuroria për arrestimin e deputetit. Kuvendi, në cilësinë e pushtetit legjislativ, në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë: të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partik për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare.
Ne deputetët e pakicës parlamentare në Këshill, mbajmë në konsideratë edhe standardin e vendosur nga Komisioni i Venecias, sipas të cilit: “organi parlamentar që shqyrton një kërkesë për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes. Vendimi duhet të bazohet mbi faktet dhe meritat e çështjes siç i parashtrojnë autoritetet dhe deputeti në fjalë dhe jo mbi konsiderata të tjera politike apo të jashtme.”. Në përputhje me këtë standard, Kuvendi nuk ka kompetencë për të vlerësuar meritën e cështjes për caktimin e masës së sigurimit, llojit të saj apo kushteve për secilën masë, por ka rol vetëm në verifikimin e ekzistencës formale të përmbushjes së këtyre kushteve. Në të kundërtën ai do të bënte shqyrtim ligjor të cështjes, jashtë kompetencës së tij kushtetuese dhe në shkelje të parimit të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.
Kuvendi, duke mos qenë organ kompetent sipas Kushtetutës përgjegjës për hetimin penal, nuk mund të cmojë meritën se cila është masa e përshtatshme e sigurimit për të mbrojtur hetimet, apo të veprimeve konkrete që duhet të ndërmarrë prokuroria që hetimi të jetë i plotë dhe i pacenuar. Kjo është një kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor. Nëse Kuvendi do të vlerësonte që një masë e caktuar sigurimi është më e përshtatshme sesa një tjetër, apo një masë e caktuar sigurimi është e mjaftueshme, kjo do të përbënte ndërhyrje në kompetencat e pushtetin gjyqësor dhe për pasojë ndërhyrje e drejtpërdrejtë, në mënyrë antikushtetuese, në hetimin penal.
Në rastin në shqyrtim Kuvendi nuk është ftuar për të caktuar një masë sigurimi, sepse nuk është kompetencë e tij caktimi i masës së sigurimit. Kuvendit i është kërkuar autorizim nga Prokuroria, që ajo të ketë mundësi t’i drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurimit. Ashtu sikurse edhe pika 3 e nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale sanksionon: “3. Kur nevojat e sigurimit rëndohen, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë”, është kompetencë kushtetuese dhe ligjore e Gjykatës, që me kërkesë të prokurorisë, të vendos për zëvendësimin ose jo të masës së sigurimit.
Caktimi i masës më të përshtatshme të sigurimit dhe për pasojë vlerësimin kushtetuese/ligjor për këtë, është brenda sferës ekskluzive të Gjykatës. Vendimmarrja e Gjykatës i nënshtrohet kontrollit të brendshëm nga vetë sistemi gjyqësor, fillimisht në Gjykatën e Shkallës së Parë në mënyrë periodike, më pas nga Gjykata Apelit, Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese. Nëse Kuvendi do të mbante qëndrimin që ska nevojë për një veprim të caktuar në kuadër të një hetimi penal (caktimi i një mase më të rëndë sigurimi personal për të mbrojtur të pa cenuar hetimin), ndërkohë që organi i ngarkuar nga Kushtetuta për të ushtruar ndjekjen penale – Prokuroria – cmon dhe vërteton të kundërtën, atëherë Kuvendi në mënyrë antikushtetuese do të uzurponte kompetencat e organit të hetimit dhe pushtetit gjyqësor, duke i njohur vetes atributin e caktimit të masave të sigurimit. Kjo do të ishte një ndërhyrje brutale në sferën e kompetencave të pushtetit gjyqësor dhe për pasojë cenim flagrant i nenit 7 të Kushtetutës – parimit të ndarjes dhe të balancimit midis pushteteve.
Në përputhje të sa më lart, Kuvendi, në këtë lloj procedure, ka autoritet kushtetues të verifikojë VETËM:
(1) Ekzistencën e një procedimi penal të ligjshëm dhe mungesën e motiveve politike në hetimin penal të cështjes;
(2) Ekzistencën e kushteve ligjore për autorizimin e veprimit të kërkuar nga prokuroria;
(3) Plotësimin nga ana përmbajtësore të disa kritere të elaboruara nga Komisioni i Venecias.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128