“Evenimenti i Ramës në Athinë”/ Eralda Bano: Asgjë nuk i jep logjikë çmendurisë dhe kërcënimeve që administrata jonë përballet çdo ditë

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja e PD, Eralda Bano, ka ironizuar takiminin e kryeministrit në Greqi, duke thënë se i madhi i vendit, pasi për 11 vite ka ndjekur më shumë se 60% të shqiptarëve jashtë vendit, kishte mbledhur të gjithë administratën në autobusë dhe bëri sikur kishte mbledhur emigrantët.
Në një postim në facebook, Bano shprehet se më shumë se gjysma e drejtorëve në vend ka qenë pjesë e kësaj çmendurie, e shumë prej tyre kanë shkuar pa dëshirë por duhej të shkonin sepse u rrezikohej buka e gojës. Sipas saj, asgjë nuk i jep logjikë çmendurisë dhe kërcënimeve që administrata jonë përballet çdo ditë.
Reagimi i Anëtares së Kryesisë dhe deputetes së PD, Eralda Bano:
Këtë javë kishim një eveniment special për Shqipërinë dhe shqiptarët tanë në Greqi.
I madhi i vendit, pasi për 11 vite ka ndjekur më shumë se 60% të shqiptarëve jashtë vendit, kishte mbledhur të gjithë administratën në autobusë dhe bëri sikur kishte mbledhur emigrantët.
Nuk e di se nga t’ia nis me shqetësimet që ka ky “ekskursion” i këtij të çmenduri që ka ndjekur të gjithë qytetarët e tani po i përndjek dhe andej nga janë.
Më shumë se gjysma e drejtorëve në vend ka qenë pjesë e kësaj çmendurie, e shumë prej tyre kanë shkuar pa dëshirë por duhej të shkonin sepse u rrezikohej buka e gojës. Pra edhe i marrim me dhunë nëpër shfaqje të tilla të shëmtuara por edhe i kërcënojmë që të mos ngrenë kokë kurrë.
A nuk është turp? A nuk mjaftojnë terrori që këtyre individëve ju bëhet në vendin e tyre të punës? Është turp në fakt por jo për ata të cilët kanë qenë të detyruar të shkojnë por është turp për këtë palaço që e quan veten kryeministër.
Ndjej gjithashtu keqardhje për ata pak emigrantë që ishin pjesëmarrës atje sepse e di që kanë shkuar me shpresën se vendi i tyre ndoshta ka ndryshuar pak e tashme mund të kthehen dhe të investojnë. Por jo. Aty u përballën me dëlirin e një palo lideri dhunues i çdo gjejë që ne kemi të shenjtë...familjen, punën...bukën e gojës.
Nuk kam më fjalë. Asnjë gjë që mund të them nuk e justifikon dhe nuk i jep logjikë çmendurisë dhe kërcënimeve që administrata jonë përballet çdo ditë. Uroj vetëm që të kuptojnë se edhe këta që i kanë futur në punë nuk kanë dashur kurrë të mirën e tyre. Mjafton të shohësh sesi po përfundojnë në burg gjysma e atyre që ky palaço quante shokë.
A mendoni se ata që punojnë në administratë kanë ndonjë shans, kur të gjithë shokët e tij janë në burg?
Ndoshta ka ardhur koha që të rivlerësojmë të gjithë ne,limitin që duhet ti vendosim këtij pushteti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

