Fakte të reja/ Partia e Lirisë publikon denoncime të reja për inceneratorin e Fierit

16 Gusht 2022, 12:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Fakte të reja/ Partia e Lirisë publikon denoncime të reja

Partia e Lirisë ka bërë sot të tjera denoncime, me ato çka i cilëson fakte të reja sa i takon abuzimeve me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombetare e Luftes kunder Korrupsiont Brisida Shehaj renditën disa abuzime për inceneratorin e Fierit.

Koordinatorja Kombetare e Luftes kunder Korrupsiont ne Partine e Lirisë, Brisida Shehaj nënvizoi disa nga abuzimet me inceneratorët.

“Bëhet fjalë për 3 komponete, kredimarrja e para. Nisim me kredinë eparë. Në 15 nëntor të 2016-ës, kompania pasi ka firmosur kontratën merr kredi në verës 2.2 mld dollarë. Ajo që e bënë edhe më të rëndë faktin, është se dorëzantit për këtë kredi, dorëzantë është dhe kompania Albtec. Është e qartë se si këto kompani janë palë të lidhura dhe në këto kotrata vazhdon njësoj. Barra bie te shqiptarët. Kontratë kredie tjetër. Në vitin 2020 ku kanë marrë kredi duke u bazuar te VKM për COVID-in, për pagat e punonjësve. Në shttor 2020 kompania vendos të përfitojë sërish nga riskedulimi për paratë nga COVID. Përfitojnë nga urdhri i kryeministrit dhe i guvernatorit të BSH. Pika tre është miratimi për marrjen e e një kredie në shumë 3 mln dollarë me afat 3 vjeçar për rimëkëmbjene e aktivitetit.”, tha Shehaj.



 

 

 

 

Po ndodh...

ide