I doli emri si e dyshuar për vepër penale, flet ministrja Elisa Spiropali

3 Tetor 2022, 20:36 / POLITIKË ALFA PRESS

I doli emri si e dyshuar për vepër penale, flet ministrja Elisa

Në listën e hakerëve dhe emrat e Elisa Spiropalit, Niko Peleshit dhe Mimi Kodhelit

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit siç pretendohet, të të dhënave të sistemit MEMEX nga hakerët iranianë, në listën e të cilëve janë edhe emrat e ministres, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, dhe ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Me një postim në Facebook, Spiropali shkruan se emrat në listë, të postuara nga hakerët e një vendi armiqësor me Shqipërinë, janë pa lidhje.

Ajo dënon reagimet politike dhe akuzat e hedhura ndaj saj, Peleshit dhe Kodhelit pas publimit të kësaj liste.

“S’ka më, jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë!

Hakerët e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde! Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.

Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë!

Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan Spiropali.

Hakerët iranianë pretendojnë se kanë publikuar databazën e sistemit policor MEMEX, me emrat e rreth 105 mijë personave të dyshuar për krime të ndryshme në vend. Megjithatë, Policia ka reaguar duke përgënjeshtruar të dhënat, që sipas tyre nuk kishin lidhje me listat nga “MEMEX”.

Sipas Policisë, sistemi MEMEX nuk është prekur dhe se të dhënat e publikuara nuk kanë asnjë lidhje me databazën e sistemit policor.

Një listë të dyshuarish të Policisë del në media. Mes tyre dhe Elisa Spiropali. Për çfarë mund të jetë e dyshuar ministrja?

Po ndodh...

ide